Kryetari i Berlinit kërkon që Trump të mos ndërtoj mur
Kryetari i qytetit të Berlinit, Michael Mueller, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos ndërtoj mur përgjatë kufirit me Meksikën, dhe në këtë kuadër ia ka përkujtuar ish-presidentin republikan, Ronald Reagan, i cili kishte ftuar për shkatërrim të mureve të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.
“Ta keni parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Duhet t’i mbani mend fjalët e tij: “rrënojeni këtë mur”. Prandaj ju them: zoti president mos e ndërtoni këtë mur”, tha mbrëmë Michael Mueller. Berlini ishte i ndarë nga muri famëkeq nga viti 1961 e dei në vitin 1989, që ishte ndërtuar nga diktatura komuniste në ish-Gjermaninë Lindore, për t’i penguar shtetasit e vet që të kalojnë në pjesën perëndimore të Berlinit. Ky ishte një symbol i shtypjes, të cilin Reagan synonte ta ndalte.