Trump tërhiqet sa i përket futjes së personave me Green Card
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43697-trump_tërhiqet_sa_i_përket_futjes_së_personave_me_green_card
Pas protestave botërore, Departamenti amerikan për çështjet e brendshme, në një njoftim të tij ka bërë të ditur se në urdhrin e Donald Trump bëjnë përjashtim personat që kanë leje qëndrimi ose Green Card.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2017 03:29 Europe/Tirane
  • Trump tërhiqet sa i përket futjes së personave me Green Card

Pas protestave botërore, Departamenti amerikan për çështjet e brendshme, në një njoftim të tij ka bërë të ditur se në urdhrin e Donald Trump bëjnë përjashtim personat që kanë leje qëndrimi ose Green Card.

Në deklaratën e lëshuar prej këtij departamenti thuhet se ligji nuk prek personat që posedojnë Green Card apo leje të përhershme qëndrimi. Pas urdhrit të nxjerrë nga Donald Trump, në Amerikë është krijuar kaos rreth futjes së shtetasve nga 7 vendet e ndaluara. Përjashtimin e poseduesve të Green Card e ka njoftuar edhe një prej funksionarëve të lartë të Amerikës. Në deklaratën e lëshuar nga departamentit amerikan për çështjet e brendshme thuhet se personat që posedojnë leje qëndrimi dhe Green Card dhe udhëtojnë jashtë Amerikës, mund të kthehen në Amerikë. Pas lëshimit të urdhrit për ndalimin e futjes së shtetasve të 7 vendeve të botës,  nisën reagimet përkatëse të cilat e detyruan qeverinë e Donald Trump të tërhiqet nga disa prej vendimeve të saj.