OKB kritikon vendimin e Trump kundër refugjatëve myslimanë
Sekretari i përgjithshëm i OKB kritikoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në Amerikë të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane.
Antonio Guterres duke folur në ceremoninë e hapjes së takimit të krerëve të vendeve të Unionit Afrikan në Adis Abeba, deklaroi se popujt afrikan janë mikpritësit më të mëdhenj të refugjatëve dhe gjithmonë dyert e vendeve afrikane kanë qenë të hapura për refugjatët, madje edhe kur shumë vende të zhvilluara i kanë mbyllur kufijtë e tyre për refugjatët. Guterres tha se vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në Amerikë të refugjatëve nga shtatë vende myslimane nuk do të ndihmojë aspak në luftën kundër terrorizmit, por do të vështirësojë edhe më shumë gjendjen e refugjatëve në mbarë botën. Nga ana e tij, kryetari i komisionit të Unionit Afrikan Anko Sazana Delamni Zuma, në këtë ceremoni deklaroi: Është e qartë se bota po shkon drejt një periudhe të trazuar dhe shumë vende të cilat popujt tanë i kanë marrë si skllevër dhe tashmë ndalojnë hyrjen e refugjatëve nga vendet tona.