Turqia arreston 980 të dyshuar për terrorizëm
(last modified Mon, 30 Jan 2017 22:22:08 GMT )
Janar 30, 2017 23:22 Europe/Tirane
  • Turqia arreston 980 të dyshuar për terrorizëm

Më shumë se 980 të dyshuar për terrorizëm janë ndaluar në Turqi në shtatë ditët e kaluara.

Ministria e Punëve të Brendshme në Turqi njoftoi se 625 prej tyre dyshohet se janë pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gülen. 328 të tjerët mendohet se kanë lidhje me Partinë e Punës të Kurdistani dhe 26 të dyshuarit e fundit thuhet të jenë militantë të grupit terrorist ISIS. 2.286 emigrantë të parregullt janë arrestuar gjatë javëve të fundit në Turqi nën akuzat e ngjashme për terrorizëm.

 

Tags