Gjermania dërgon trupa dhe tanke në Lituani
Qeveria gjermane në kuadër të programit të NATO-s për shtimin e besimit të vendeve anëtare, ka dërguar një brigadë me ushtarë dhe tanke në Lituani.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today sipas të cilës brigada gjermane e tankeve do të jetë pjesë e trupave ushtarake amerikane dhe të Polonisë që kanë për qëllim preventimin e një sulmi të mundshëm të Rusisë. Gjermania është një preja tyre vendeve që është shprehur e gatshme për të plotësuar nevojat për armatime dhe forca ushtarake të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Për momentin gjermania po dërgon 200 autoblinda dhe 30 tanke të shoqëruar me 450 forca ushtarake. Dërgimi i forcave dhe pajisjeve ushtarake në vendet e Evropës lindore do të vazhdojë deri në muajin shkurt.