KS i OKB kërkon rifillimin e negociatave për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43895-ks_i_okb_kërkon_rifillimin_e_negociatave_për_sirinë
Këshilli i Sigurimit të OKB ka kërkuar rifillimin e shpejtë të negociatave për Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2017 11:14 Europe/Tirane
  • KS i OKB kërkon rifillimin e negociatave për Sirinë

Këshilli i Sigurimit të OKB ka kërkuar rifillimin e shpejtë të negociatave për Sirinë.

KS i OKB të mërkurën me anë të një deklarate, pasi ka mirëpritur negociatat e Astanasë mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve, ka deklaruar se anëtarët e KS kërkojnë rifillimin e negociatave të Sirisë dhe ka inkurajuar Stefan De Mistura, të dërguarin special të OKB për Sirinë në Gjenevë. KS i OKB gjithashtu ka shtuar se ky Këshill kërkon nga palët në negociata të Sirisë që të marrin pjesë në negociata pa kurrfarë parakushti. Në deklaratën e KS të OKB gjithashtu ka theksuar nevojën për mbajtjen e armëpushimit në Siri dhe për vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.