Zviceranët peticion kundër Trump
Shkurt 01, 2017 14:55 Europe/Tirane
Qytetarët zviceranë kanë nënshkruar në internet një peticion kundër presidentit të SHBA për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj shtetasve të shtatë vendeve myslimane.
Mbi një milion qytetarë të Zvicrës kanë nënshkruar një peticion në sajtin Campax.org ku i kanë kërkuar Këshillit Drejtues Federal t’a shpallë presidentin amerikan Donald Trump si një person të padëshirueshëm dhe të ndalojnë hyrjen e tij në Zvicër. Nënshkruesit e këtij peticioni theksojnë se kufizimet e vendosura nga Donald Trump kundër shtetasve të shtatëve vendeve myslimane janë në kundërshtim me liritë themelore dhe me dinjitetin njerëzor.
Tags