Egjipti me propozim të ri për Union
Qeveria e Egjiptit ka kërkuar krijimin e “Unionit të veriut të Afrikës”.
Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, Same Hasdan Shokri, ministër i punëve të jashtme i Egjiptit duke folur për takimin e fundit të vendeve afrikane në Etiopi, ka thënë se me konsultimin e ministrave të jashtëm të Sudanit, Algjerisë, Nigerisë dhe republikës Demokratikë të Kongos, është propozuar që me praninë e vendeve perëndimore dhe jo-arabe të unioneve si Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik, në veri të Afrikës të formohet një union i ngjashëm. Pas prishjes së marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Egjiptit sa i përket çështjeve rajonale me theks të veçantë Sirinë, Egjipti është duke kërkuar zëvendësimin e Arabisë Saudite me ndonjë vend tjetër për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.