Yelchenko: Administrata Trump nuk e pranon aneksimin e Krimesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44067-yelchenko_administrata_trump_nuk_e_pranon_aneksimin_e_krimesë
Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, tha mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, plotësisht e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë eUkrainës dhe kurrë nuk do ta pranoj aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Yelchenko: Administrata Trump nuk e pranon aneksimin e Krimesë

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, tha mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, plotësisht e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë eUkrainës dhe kurrë nuk do ta pranoj aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës.

Mëtutje, në konferencën për gazetarë në Nju Jork, zoti Yelchenko theksoi se ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, i tha atij se Shtetet e Bashkuara janë “tërësisht kundër mënyrës se si Rusia po merret me pjesën lindore të Ukrainës”. “Ajo ka konfirmuar se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Krimenë është se aneksimi kurrë nuk do të pranohet”, tha Yelchenko dhe ka shtuar se është “absolutisht i kënaqur” me përgjigjet e ambasadores amerikane lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014. Derisa administrata Trump mund ta shqyrtoj krijimin e raporteve më të afërta me Rusinë, “kjo nuk do të bëhet në kurriz të Ukrainës”, tha Yelchenko.