Evropa nga deklaratat në veprime konkrete kundër Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44073-evropa_nga_deklaratat_në_veprime_konkrete_kundër_donald_trump
Veprimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump kanë hasur ne reagime të ashpra nga liderë të vendeve evropiane, që padyshim se këto reagime mund të konsiderohen të paprecedentë deri më tani, sepse asnjëherë në historinë moderne të botës nuk ka ndodhur që një lider i një shteti anëtarë të BE të dalë kundër deklaratave të ndonjërit nga presidentët e SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 15:06 Europe/Tirane
  • Evropa nga deklaratat në veprime konkrete kundër Donald Trump

Veprimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump kanë hasur ne reagime të ashpra nga liderë të vendeve evropiane, që padyshim se këto reagime mund të konsiderohen të paprecedentë deri më tani, sepse asnjëherë në historinë moderne të botës nuk ka ndodhur që një lider i një shteti anëtarë të BE të dalë kundër deklaratave të ndonjërit nga presidentët e SHBA.

Se çka do të ndodh në të ardhmen, vërtetë është shumë e vështirë të paragjykohet dhe deri më tani asnjë analistë politikë nuk ka mundur të jap ndonjë prognozë pa shprehur një dozë të konsiderueshme të dyshimeve. Përpos disa funksionarëve të lartë gjermanë të cilët në mënyrë të këmbëngulur kanë reaguar ndaj veprimeve të njëanshme dhe të pabazuara në rendin global të Donald Trump, edhe autoritete të larta franceze i kanë dhënë një mesazh të qartë presidentit amerikan, duke i thënë se nuk është në kompetencën e tij të përzihet në familjen e madhe evropian. Presidenti francez Hollande ka udhëhequr nga Malta kryengritjen kundër homologut të ri amerikan Trump, duke i kërkuar që të mos përzihet në punët e brendshme të funksionimit të familjes europiane. Më i ashpër se Hollande u shfaq kancelari austriak, Kern i cili akuzoi SHBA-të si përgjegjësit kryesorë që kanë detyruar miliona refugjatë të lënë shtëpitë e tyre më ndërhyrjet jo të matura ushtarake në Siri dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme apo Afrikës Veriore.  Kern u tha liderëve europianë në Maltë se “ne duhet t’i shohim vendet myslimane si aleate në luftën ndaj islamizmit radikal dhe terrorizmit ndërkombëtar.  Akuzat ndaj Trump gjetën mbështetje nga shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, e cila tha se Europa është kundër mureve, telave me gjemba dhe ndalimeve masive të lëvizjes mes shteteve. Padyshim se edhe liderë tjerë të BE shprehen publikisht se Trump paraqet rrezik për vetë Bashkimin Evropian si dhe për demokracinë evropiane. Ata si shembull për të vërtetuar këtë marrin tendencën e tij për t’u ofruar me Putinin. Siç duket e gjithë kjo lojë politike e Trump kundër Evropës, kryesisht bëhet kundër vendit më të fuqishëm evropian, Gjermanisë, të cilën Trump e sheh si një konkurrente serioze në tregun ekonomik botëror. Këtu duhet pasur parasysh faktin se Gjermania është një nga vendet që më shumti ekspozon mallra në Amerikë dhe një gjë e tillë paraqet një sfidë të madhe për administratën e Donald Trump. Presidenti amerikan gjatë fushatës së tij shpeshherë ka deklaruar se ai do të bëjë përpjekje maksimale për të ulur deficitin e bilancit tregtar në SHBA. Po ashtu kundër politikave të Trump kanë reaguar edhe autoritete të larta brenda SHBA. Fushata për shndërrimin e Kalifornisë në një shtet të pavarur mori një mbështetje ligjore, pasi përkrahësit e idesë tashmë lejohen që të mbledhin firma për peticionin “kombësia e Kalifornisë”, ose siç njihet ndryshe “Calexit”. Sekretari i Shtetit të Kalifornisë Alex Padilla miratoi ligjërisht procedurën më 26 janar. Organizatori i fushatës për pavarësinë e Kalifornisë Don Sutton tha se objektivi është i arritshëm, pasi Kalifornia që tani është “de fakto” një vend i pavarur brenda një kombi. Ai tha se Kalifornia ka financat dhe fuqinë njerëzore për të qenë e pavarur. Duhen thuajse 600 000 firma që “Calexit” të hidhet në referendum në vitin 2018 dhe në varësi të rezultatit, mund të ketë ndryshime të Kushtetutës së këtij shteti amerikan. Më pas, në një tjetër votim, nëse referendumi i parë fiton, Kalifornianët do të pyeten nëse duan të largohen nga SHBA. Nëse Kalifornia voton “Po”, kjo është pjesa e parë drejt pavarësisë. E dyta, vjen nga Uashingtoni, pasi lëvizja duhet miratuar nga dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.