Shkëputja nga BE, Britania publikon strategjinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44079-shkëputja_nga_be_britania_publikon_strategjinë
Detajet e strategjisë për divorcin nga Bashkimi Europian, qeveria britanike i prezantoi për herë të parë në një dokument prej 77 faqesh. Në atë që është quajtur “karta e bardhë” shpalosen 12 parimet e qeverisë së Theresa Mayt, përfshirë kontrollin e emigracionit dhe vetëqeverisjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 15:33 Europe/Tirane
  • Shkëputja nga BE, Britania publikon strategjinë

Detajet e strategjisë për divorcin nga Bashkimi Europian, qeveria britanike i prezantoi për herë të parë në një dokument prej 77 faqesh. Në atë që është quajtur “karta e bardhë” shpalosen 12 parimet e qeverisë së Theresa Mayt, përfshirë kontrollin e emigracionit dhe vetëqeverisjen.

Publikimi i dokumentit vjen pas trysnisë së ushtruar nga deputetët, dhe një ditë pas votimit në favor të një ligji, që i jep kryeministres autoritetin për të nisur procesin formal të shkëputjes nga BE-ja.Ndër të tjera, në “kartën e bardhë” thuhet se, Britania e Madhe do të kërkojë një partneritet të ri strategjik me Europën, e pas daljes nga tregu i monedhës së përbashkët do të përpiqet të ruajë disa elementë të zonës së tregtisë së lirë.Në fokusin fillestar për marreveshjet tregtare do të jenë SHBA, Kina, Brazili, Australia, India etj. Një sistem i ri për të kontrolluar emigracionin nga BE-ja do të prezantohet përmes disa fazave, në mënyrë që t’u japë kohë bizneseve të përgatiten.Sistemi i ri do të projektohet për të mbushur nevojat profesionale në vend, e do të favorizojë studentët. Por, pavarësisht procedurave më strikte të pranimit në të ardhmen, një zëdhënës i laburistëve thotë se emigrantët që gjenden aktualisht atje nuk do të flaken në rrugë.