Sanksionet e Rusisë kundër Evropës, reagim ndaj aktivitetit të bankave
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se sanksionet e Rusisë kundër Bashkimit Evropian janë reagim ndaj kufizimit të aktivitetit të bankave të Rusisë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, ka thënë se Bashkimi Evropian me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ka kufizuar kapacitetin e bankave të këtij vendi. Prodhuesit evropianë të prodhimeve bujqësore gjithashtu, kanë keqshfrytëzuar kushtet e padrejta të krijuara kundër Rusisë për aktivitetin e tyre në tregun e këtij vendi. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë në lidhje me mundësinë e heqjes së sanksioneve të Rusisë kundër BE, ka thënë se Moska nuk e ka filluar politikën e sanksioneve që tani t'i japë fund asaj. Vlen të theksohet se BE për shkak të asaj që ai e quan ndërhyrje të Rusisë në krizën e Ukrainës, ka vendosur sanksione kundër Moskës.