Trump merr pjesë në samitin e grupit G7 në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44255-trump_merr_pjesë_në_samitin_e_grupit_g7_në_itali
Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm në Itali në muajin maj në një samit të G7-ës, njoftoi Shtëpia e Bardhë, vizita e tij e parë prej marrjes së detyrës në kontinentin evropian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 05, 2017 20:24 Europe/Tirane
  • Trump merr pjesë në samitin e grupit G7 në Itali

Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm në Itali në muajin maj në një samit të G7-ës, njoftoi Shtëpia e Bardhë, vizita e tij e parë prej marrjes së detyrës në kontinentin evropian.

Pas një telefonate me kreun e qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të jetë i pranishëm në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara të planetit, në Taormina, në Sicili më 26 dhe 27 maj. Kryeqytete të shumta evropiane kanë shfaqur shqetësimin e tyre rreth fjalimit nacionalist dhe populist të presidentit amerikan, që mund të mbushë me shpresë partitë e ekstremit të djathtë në Kontinentin e Vjetër. Donald Trump bëri disa deklarata që vinin në pikëpyetje rolin e NATO-s, përpara se të theksonte “rëndësinë kyçe” të këtij institucioni.