BE-ja kërkon presion ndaj Rusisë për çështjen e Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44341-be_ja_kërkon_presion_ndaj_rusisë_për_çështjen_e_ukrainës
Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj Rusisë për të ulur tensionet dhe konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës, pavarësisht pozicionit të administratës Trump kundrejt Moskës, pohuan sot disa liderë evropianë
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 18:02 Europe/Tirane
  • BE-ja kërkon presion ndaj Rusisë për çështjen e Ukrainës

Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj Rusisë për të ulur tensionet dhe konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës, pavarësisht pozicionit të administratës Trump kundrejt Moskës, pohuan sot disa liderë evropianë

.“Ajo që është e sigurtë qëndron në faktin se në BE jemi të qartë në lidhje me aneksimin e paligjshëm të Krimesë, dhe do të vijojmë të mos e njohim, si dhe domosdoshmërinë për një zbatim të plotë të marrëveshjeve të Minskut, me qëllim garantimin e paqes në Ukrainë”, deklaroi Federica Mogherini, shefja e diplomacisë së BE.Në nisje të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të BE në Bruksel, Mogherinit iu drejtua një pyetje në lidhje me gadishmërinë e ripërsëritur dje nga presidenti amerikan, Donald Trump për përmirësimin e marrëdhënieve të tij me homologun rus, Vladimir Putin. “Nuk më takon mua të spekuloj për këtë deklaratë, nuk mund të shprehem në lidhje me qëndrimet e administratës amerikane, thjesht mund të konfirmoj ato të Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.