Shefi i diplomacisë spanjolle: Nuk ndjejmë rrezik për marrëveshjen bërthamore
Shkurt 06, 2017 18:03 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Spanjës deklaroi se BE nuk ndjen rrezik sa i përket marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
Alfonso Dastis, i pyetur nga gazetarët mbi ndikimin e sanksioneve të reja të SHBA kundër Iranit, tha se këto sanksione nuk rrezikojnë marrëveshjen bërthamore. “BE do të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin” deklaroi shefi i diplomacisë spanjolle duke theksuar se kjo marrëveshje është ndërkombëtare dhe nuk mund të anulohet në mënyrë të njëanshme. Ndër të tjera, Dastis tha se BE nuk e sheh si një rrezik afrimin mes presidentëve të SHBA dhe të Rusisë, por këtë afrim e konsideron si një shans për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Tags