Sarkozy do të paraqitet edhe një herë në gjykatë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44407-sarkozy_do_të_paraqitet_edhe_një_herë_në_gjykatë
Prokurorët francezë kanë kërkuar sjelljen e ish-Presidentit Nikolas Sarkozy në gjykatë, për të dhënë shpjegime mbi fshehjen e shpenzimeve të tij gjatë fushatës së vitit 2012, ku republikani dyshohet të ketë tejkaluar limitin prej 22.5 milionë eurosh të vendosur nga Komisioni i Zgjedhjeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2017 16:52 Europe/Tirane
  • Sarkozy do të paraqitet edhe një herë në gjykatë

Prokurorët francezë kanë kërkuar sjelljen e ish-Presidentit Nikolas Sarkozy në gjykatë, për të dhënë shpjegime mbi fshehjen e shpenzimeve të tij gjatë fushatës së vitit 2012, ku republikani dyshohet të ketë tejkaluar limitin prej 22.5 milionë eurosh të vendosur nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Në seancën gjyqësore, organi i akuzës pritet të kërkojë llogari për një transaksion prej 18.5 milionë eurosh të derdhur në arkat e partisë së 62-vjeçarit, në kohën që ky i fundit kandidonte për një mandat të dytë. Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy do të shkojë në gjyq pasi akuzohet për tejkalimin e shifrës 22.5 milionë euro e cila ka qenë edhe limiti që lejohej për t’u shpenzuar nga kandidatët në garën presidenciale të vitit 2012, ku republikani kërkoi një mandat të dytë. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë burime konfidencaile pranë gjyqësorit francez. Zyra e Prokurorisë bën të ditur se 62-vjeçari ka arritur që të fshehë shpenzimet duke u ndihmuar nga firma Bygmalion, që merret me marrëdhëniet me publikun. Për arsye që nuk dihen ende, kjo kompani ka derdhur 18.5 milionë euro në partinë që kryesohej nga Sarkozy, gjë që ka hedhur dyshime se ky ishte një kontribut indirekt për fushatën e tij. Pas arkëtimit të kësaj shume, ish-Presidenti dyshohet se ka arritur që të bëjë pagesa në mënyrë të fshehtë me qëllim që të financonte aktivitetet që zhvilloheshin kuadër të garës presidenciale. Në komunikimet e tij për mediat, Sarkozy ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka qenë në dijeni për tejkalim të limitit të caktuar nga Komisioni Zgjedhor. Megjithatë, duket se prokurorët do të kërkojnë sjelljen e tij përpara sallës së gjyqit për t’u përgjigjur përpara trupës gjykuese. Sarkozy ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave për afera të ndryshme financiare.