Papa Françesko: Në vend të murit, ndërtoni ura
Lideri i katolikëve të botës deklaroi se shoqëria njerëzore për të inkurajuar marrëdhëniet e mira mes popujve, duhet të ndërtojë ura në vend të mureve.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Papa Françesko të mërkurën ka thënë: "Është gabim që njeriu të veprojë me ndjenjën e armiqësisë dhe urrejtjes dhe të thotë: do të veprojë në atë mënyrë që të tjerët të paguajnë për atë çfarë kanë bërë". Donald Trump ka premtuar se do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën në mënyrë që meksikanët të paguajnë çmim të lartë për atë çfarë kanë bërë". Vlen të theksohet se edhe vitin e kaluar Papa Françesku në reagim ndaj pikëpamjeve të Donald Trump gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, kishte thënë se një njeri me pikëpamje të tilla nuk është "i krishterë".