Vazhdojnë arrestimet në Turqi
(last modified Thu, 09 Feb 2017 08:37:11 GMT )
Shkurt 09, 2017 09:37 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë arrestimet në Turqi

Turqia me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe të përballjes me puçistët, vazhdon arrestimet dhe largimin nga puna të qytetarëve të saj.

Në kohën kur Turqia në bazë të një verdikti të publikuar ditën e martë, ka larguar nga puna edhe 4474 punonjës të tjera nga sektori publik, agjencia e lajmeve Anatoli ka njoftuar për arrestimin e 948 personave gjatë dy muajve të kaluar me akuzë të zhvillimit të veprimtarisë sekrete dhe predikimit të terrorizmit në hapësirën virtuale të Turqisë. Ky verdikt pesë ditë më parë ishte nënshkruar nga Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ndërsa me publikimin e tij në gazetën zyrtare, ka hyrë në fuqi për tu zbatuar. Sipas këtij verdikti të publikuar, janë larguar nga puna 2585 punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe Edukimit, 49 punonjës të Ministrisë së Brendshme, 417 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme për Siguri, 894 punonjës nga xhandarmëria e përgjithshme, 330 punonjës nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe 48 punonjës nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe disa punonjës të tjerë të Qeverisë së Turqisë. Qeveria e Turqisë duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme e cila është vazhduar për të tretën herë, po miraton dhe zbaton rregullore të veçanta në kuadër të ligjit dhe me dështimin e grusht shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, qeveria e këtij vendi ka kryer spastrime të gjera në organet e ndryshme shtetërore. Nga ana tjetër, vëzhgimi i rrjeteve sociale në Turqi me qëllim të zbulimit të aktiviteteve kriminale dhe terroriste, ka filluar gati dy muaj më parë pas sulmit kundër forcave speciale të policisë në fund të ndeshjes në stadiumin Beshiktash dhe që nga ajo kohë e deri më tani, janë arrestuar 948 persona. Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, 248 persona janë arrestuar me akuzë të përhapjes së terrorizmit dhe është hapur dosje gjyqësore kundër tyre ndërsa 700 persona të tjerë janë liruar me kusht. Vlen të theksohet se pas sulmit kundër forcave speciale të policisë në Stamboll që është kryer dy muaj më parë, ka filluar në mënyrë serioze vëzhgimi i rrjeteve sociale Facebook dhe Tëitter në 81 provinca të Turqisë. policia turke ka arrestuar të shtunën 177 persona që akuzohen për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen. Arrestimet janë kryer në 49 provinca të Turqisë. Gjithashtu, në kuadër të luftës kundër terrorizmit janë kryer dhe sulme të shumta në të gjithë vendin dhe janë arrestuar të paktën 746 persona. Është caktuar paraburgim për 516 persona, në mesin e të cilëve edhe kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të partive HDP dhe BDP. Gjatë operacioneve të forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste PKK, brenda dhe jashtë Turqisë, gjatë janarit janë neutralizuar të paktën 90 pjesëtarë të PKK-së, raporton Anadolu. Gjithashtu është bërë e ditur se në periudhën e njëjtë gjatë operacioneve të paktën 11 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë janë vrarë ndërsa 9 janë plagosur. Policia turke për luftë kundër terrorizmit, të martën ka arrestuar 102 persona nga 30 provinca të këtij vendi, të cilët akuzohen për lidhje me grupin Gulen. Shumica e të arrestuarve janë nga provinca Konia. Mbi 40 mijë persona në Turqi janë burgosur dhe mbi 125 mijë ushtarë, gjyqtar dhe administratorë janë larguar nga punë.

 


 

Tags