Shpërthim në termocentralin bërthamor, ka të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44547-shpërthim_në_termocentralin_bërthamor_ka_të_plagosur
Autoritetet franceze kanë njoftuar për një shpërthim në një termocentral bërthamor, por duke sqaruar se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 12:03 Europe/Tirane
  • Shpërthim në termocentralin bërthamor, ka të plagosur

Autoritetet franceze kanë njoftuar për një shpërthim në një termocentral bërthamor, por duke sqaruar se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive.

Qeveria vendore e rajonit Manche, njofton se situata pas shpërthimit të sotëm në termocentralin Flamanville në bregdetin veriperëndimor të Francës, është nën kontroll. Termocentrali, që menaxhohet nga kompania shtetërore, EDF ka dy reaktorë me nga 1300 megavat, i ndërtuar gjatë viteve të ’80-ta. EDF ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ishte arsye e shpërthimit në dhomën e makinerisë të një prej reaktorëve bërthamor. EDF thotë se zjarri është vënë nën kontroll “menjëherë”. Kompania ka thënë se është ndaluar puna në reaktorin numër 1. Mësohet se nga ky shpërthim kanë mbetur të plagosur disa persona.