Protesta kundër dhunës policore në Francë
Dhuna makabre dhe përdhunimi i një të riu nga një grup policësh kanë çuar në kaos periferinë e Parisit. Pas protestave të dhunshme, djegies së makinave dhe konfrontimeve të ashpra me policinë, dhjetëra protestues janë arrestuar. Gjithçka nisi më 2 shkurt, ku katër policë gjatë patrullimeve në zona të quajtura problematike, rrahën barabarisht dhe përdhunuan me shkop gome një 22 vjeçar.
I riu ndodhet në spital me plagë të rënda, ku u vizitua edhe nga Presidenti i vendit Fransua Hollande. Pavarësisht ngjarjes, 22 vjeçari tha e dua qytetin tim dhe stop luftës.Periferia veriore e Parisit është përfshirë nga dhuna, kaosi dhe flakët, situatë e krijuar pas dhunës makabre dhe përdhunimit të një të riu me ngjyrë nga një grup policësh. Të zemëruar, banorët i kanë vënë flakën makinave dhe disa institucioneve, teksa janë përleshur me forcat e rendit. Dhjetëra prej tyre janë arrestuar, teksa dhuna është përhapur edhe në zona të tjera të rrethinave të kryeqytetit. Gjithçka nisi më 2 shkurt, ku katër policë gjatë patrullimeve në zona të quajtura problematike, rrahën barabarisht dhe përdhunuan me shkop gome një 22 vjecar i cili po kalonte qetësisht në zonë. Oficerët e policisë janë pezulluar nga detyra, ku njëri prej tyre po hetohet për përdhunim dhe tre të tjerë për dhunë makabre. I shtrirë në krevatin e spitalit, Teos , 22 vjec, në sytë e presidentit të republikës franceze François Hollande që kishte ardhur për vizitë, bën thirrje për paqe. Falenderoj presidentin për vizitën, pavarësisht të gjithave unë e dua qytetin tim. Stop luftës, duhet të qëndrojmë të bashkuar, kam besim tek drejtësia, thotë ai. Teos i duhet të qëndrojë në spital për më shumë se 60 ditë si pasojë e plagëve të marra dhe hemoragjisë, kurse ngjarja shërbeu si kujtesë për autoritet që të kenë në vëmendje për periferitë apo lagjet ku papunësia është e madhe dhe numri i emigrantëve më i lartë se mesatarja e popullsisë. Incidenti vjen në kohën kur Franca po përgatitet për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe ku frika e terrorizmit është ngjallë sërish .