Agjencitë amerikane të sigurisë paralajmërojnë Trump mbi përballjen me Gardën Revolucionare
Organizatat e sigurisë kombëtare të SHBA, duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan kundër Gardës Revolucionare të Iranit, e paralajmëruan atë në lidhje me pasojat e këtij veprimi të Shtëpisë së Bardhë.
Kanali televiziv amerikan CNN duke cituar funksionarë të agjencive të sigurisë kombëtare të SHBA, bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Trump në vazhdën e kërcënimeve boshe kundër Iranit, synon ta vendos emrin e gardës Revolucionare të Iranit në listën e të ashtuquajturave grupe terroriste, por ky veprim ka shkaktuar kundërshtime të shumta në SHBA. Sipas funksionarëve të agjencive të sigurisë së SHBA, ishte parashikuar që vendimi I Trump kundër Gardës Revolucionare të shpallet gjatë vizitës së tij në Florida, por pas protestës së ashpër të DASH dhe DAM, Trump nuk e shpalli këtë vendim. Sipas CNN, për shkak të kundërshtimeve të shumta në radhët e eksponentëve të administratës amerikane dhe të agjenicve të sigurimit kombëtar të SHBA, Donald Trump ende nuk ka marrë vendimin kundër Gardës Revolucionare të Iranit.