26 milionë fëmijë kërcënohen nga varfëria në Europë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44643-26_milionë_fëmijë_kërcënohen_nga_varfëria_në_europë
Më shumë se 26 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Europë kërcënohen nga varfëria ose izolimi social.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • 26 milionë fëmijë kërcënohen nga varfëria në Europë

Më shumë se 26 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Europë kërcënohen nga varfëria ose izolimi social.

Një nga pasojat më të rënda të kësaj gjendjeje është mungesa e arsimimit, që prek 1 doleshent europian në 5, të cilit i mohohet mundësia për të ndërtuar një të ardhme të pasur me mundësi dhe shanse. Të dhënat janë publikuar në raportin me temë “Mposhtja e varfërisë arsimore deri në fëmijën e fundit”, i hartuar nga organizata “Save the Children”. Sipas raportit, i prezantuar këtë të premte, kuota mesatare e të miturve që preken nga ky fenomen në nivel europian është 28 për qind. Ndërsa ndër vendet me përqindjen më të lartë të fëmijëve që i përkasin kësaj kategorie në Europë rezulton Italia, me 32 për qind. Në vlerësimin e hartuesve të dokumentit, arsimi i mohuar përbën një nga aspektet më shkatërrues të varfërisë fëmijënore.