Le Pen kopjon Trumpin. Politikat e tij edhe në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44671-le_pen_kopjon_trumpin._politikat_e_tij_edhe_në_francë
Ndërsa shumica e udhëheqësve europianë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo i kanë sulmuar politikat e Donald Trumpit, drejtuesja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen e sheh udhëheqësin e ri amerikan si një shembull që duhet ndjekur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 19:38 Europe/Tirane
  • Le Pen kopjon Trumpin. Politikat e tij edhe në Francë

Ndërsa shumica e udhëheqësve europianë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo i kanë sulmuar politikat e Donald Trumpit, drejtuesja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen e sheh udhëheqësin e ri amerikan si një shembull që duhet ndjekur.

Emigracioni dhe ekonomia janë pikat e forta të fushatës elektorale të Le Penit, e cila gjatë programit televiziv “L’Emission politique” në “France 2” tha se, një masë e ngjashme me atë të Trumpit për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në vend mund të aprovohet shumë shpejt edhe në Francë.“Nëse do të zgjidhem presidente e Republikës dhe nëse shërbimet franceze të sigurisë do të më thonë se është planifikuar një sulm nga shtetasit e disa vendeve të caktuara, atëherë do të garantoj sigurinë e francezëve”, tha Le Pen.