Mogherini: Amerika të mos ndërhyjë në çështjet e Bashkimit Evropian
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE nuk ndërhynë në çështjet e Amerikës dhe pret që edhe Amerika të mos ndërhyjë në çështjet e Bashkimit Evropian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Federika Mogherini të premten pas takimit me disa funksionarë amerikanë në Uashington, vuri në dukje vizitën e fundit të Theresa May, kryeministres së Anglisë në Amerikë dhe deklaroi: "Londra të paktën edhe për dy vite të ardhshme do të jetë anëtar i BE dhe nuk lejohet që të nënshkruajë marrëveshje tregtare me një vend të tretë". Donald Trump, presidenti i Amerikës, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Anglisë të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi mbështetjen e tij ndaj largimit të Anglisë nga BE dhe ka thënë se Brexit do të ushtrojë një ndikim mahnitës në Angli. Trump ka shtuar me largimin e Anglisë nga BE, Londra do të mundë të nënshkruajë marrëveshje tregtare pa ekzistuar kurrfarë mbikëqyrje mbi ato marrëveshje. Mogherini në vazhdim ka theksuar se të gjitha palët duke përfshirë edhe Amerikën janë zotuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, ndërsa Uashingtoni e ka siguruar atë se do t'i qëndrojë besnik zotimit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.