Turqia, destinacioni i parë i kreut të CIA-s
Mike Pompeo, kreu i ri i CIA-s amerikane si destinacionin e tij të parë jashtë shtetit ka zgjedhur Turqinë për tu takuar me funksionarët e këtij vendi.
Vendimi për vizitën e kreut të ri të CIA-s në Turqi, u mor në bisedën telefonike të presidentit të ri të Amerikës dhe homologut të tij turk, bisedë që u zhvillua javën e kaluar. Pompeo më 9 shkurt pasi arriti në Turqi u takua me Rexhep Taip Erdogan përshëndetin e Turqisë dhe me Hakan Fidan kreu i agjencisë informative të Turqisë. Në këto takime u diskutua për zhvillimet rajonale sidomos situatën në Turqi dhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në këtë vend. Ditën e premte, kreu i ri i CIA-s u takua edhe me kryeministrin e Turqisë. Në këtë takim Binali Yilidirim edhe një herë parashtroi kërkesën e Ankarasë drejtuar Uashingtonin për ekstradimin e Fataullah Gylen kreu i partisë Hizmet. Mediat turke deri më tani nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me përgjigjen që kreu i CIA-s ka dhënë për kthimin dhe ekstradimin e Fataullah Gylen. Qarqet politike në Turqi sa i përket vizitës së kreut të CIA-s kanë thënë se autoritetet e Turqisë dhe të Amerikës më shumë janë përqendruar tek kërkesat e palëve lidhur me zhvillimet në rajon dhe sidomos ato në lindjen e mesme dhe në Siri. Bashkëpunimi i Turqisë me Rusinë në një kohë kur Ankaraja veten e ka prezantuar se kërkon zgjidhjen e krizës siriane me mjete politike është një prej arsyeve të vizitës së kreut të CIA-s në Turqi. Mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Ankarasë sa i përket aktivitetit të kurdëve sirianë në luftën në Sirisë është një tjetër arsye e vizitës së kreut të CIA-s në Turqi dhe takimit me funksionarët e këtij vendi. Pompeo gjatë qëndrimit në Turqi diskutoi mbi akordin e Trump dhe Erdogan për bashkëpunimin ushtarak mes Turqisë dhe Amerikës në operacionet në qytetin Al-Baba dhe në Raka dhe në luftën kundër ISIS, si dhe për zgjidhjen e çështjes së emigrantëve që shkojnë në Evropë dhe në Amerikë. Ankara nga qeveria e re e Amerikës pret që Uashingtoni të heqë dorë nga mbështetja e kurdëve të Sirisë, të mbështesë zhvillimet e brendshme në Turqi siç është ndryshimi i kushtetutës dhe të mos marrë parasysh operacionet ushtarake të Turqisë në Siri. Përveç kësaj Turqia nga qeveria e re amerikane pret të zbatojë kërkesën e Ankarasë për kthimin e Fataullah Gylen i cili akuzohet për organizimin e grushtit të shtetit në Turqi. Zbatimi i këtyre kërkesave të Ankarasë, do të ndikojë shumë në rezultatin e referendumit që pritet të organizohet për ndryshimet kushtetuese dhe për reformat e propozuara nga Erdogan. Nga ana tjetër sulmet e kryera nga avionët rusë ndaj bastioneve të ushtrisë turke, mund të bëjë të mundur afrimin e qëndrimeve të Turqisë me Amerikën. Menjëherë pas gabimit të avionëve rusë, presidenti Putin ka shprehur ngushëllimet për viktimat e këtij aksidenti me qëllim që me vizitën e Pompeo në Turqi të parandalojë distancimin e Turqisë dhe uljen e bashkëpunimit mes Moskës dhe Ankarasë.