Kushtet e Rusisë për përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44717-kushtet_e_rusisë_për_përmirësimin_e_marrëdhënieve_me_amerikën
Presidenti i Rusisë ka vendosur kushte për përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën. Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët shtypi me Borut Pahor tha se Moska kërkon rivendosjen e marrëdhënieve Amerikën sipas interesave të të dy kombeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 07:37 Europe/Tirane
  • Kushtet e Rusisë për përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën

Presidenti i Rusisë ka vendosur kushte për përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën. Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët shtypi me Borut Pahor tha se Moska kërkon rivendosjen e marrëdhënieve Amerikën sipas interesave të të dy kombeve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të ishte i lumtur të mbante takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Slloveni, porse ka shumë faktorë që ndikojnë vendimin për vendtakimin. Putin i bëri këto komente të premtën, pasi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ofroi kryeqytetin e tij, Lubjanën, si vend potencial për takimin Trump-Putin. Sllovenia “është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana”, tha Putin pas takimit me Pahorin në Moskë. Edhe Putin, edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera. Dy presidentët kanë folur në telefon më 28 janar, por data e takimit nuk është caktuar ende. Sllovenia ka qenë vendi i takimit të parë të Putinit me ish-presidentin amerikan, George W. Bush, në vitin 2001.