Shkatërrohet një rrjet terrorist në Tunizi
Forcat e sigurisë së Tunizisë kanë shkatërruar një rrjet terrorist në lindje të këtij vendi që kishte për qëllim mbledhjen e forcave të reja për grupet terroriste.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Ministria e Brendshme e Tunizisë ka deklaruar se forcat e sigurisë së Tunizisë kanë arrestuar gjashtë persona pjesëtarë të një grupi terrorist të lidhur me terroristët e ISIS në rajonin Al-Manastir në lindje të Tunizisë. Personat e arrestuar kanë pohuar se kanë lidhje me grupin terrorist ISIS në Libi dhe po mblidhnin forca të reja për grupin terrorist ISIS në Siri. Ministria e Brendshme e Tunizisë ka deklaruar se gjashtë terroristët e arrestuar kanë pohuar se në mënyrë sekrete, kishin kryer trajnime ushtarake për tu bashkuar me grupin terrorist ISIS në Siri.