Protesta kundër arrestimit të emigrantëve në SHBA
(last modified Sun, 12 Feb 2017 18:46:57 GMT )
Shkurt 12, 2017 19:46 Europe/Tirane
  • Protesta kundër arrestimit të emigrantëve në SHBA

Në New York, për shkak të “mosbindjes civile”, janë arrestuar disa demonstrues të cilët po protestonin kundër arrestimit të emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Rreth 500 qytetarë të New York-ut protestuan kundër operacionit për arrestimin e emigrantëve të cilin po e kryejnë pjesëtarët e Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE). Disa demonstrues të cilët u mblodhën në sheshin Washington në Manhattan u arrestuan mbi akuzat se nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara nga policia gjatë marshit protestues. Demonstrata të ngjashme u organizuan edhe në pjesë të tjera të SHBA-ve. Pasi presidenti amerikan Donald Trump më 26 janar ka lëshuar një sërë masash kundër emigracionit të paligjshëm, nisi operacioni i gjerë për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm. Zyra e Emigracionit në New York, Atlanta, Chicago, Los Angeles, Savannah, Phoenix, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut kanë konfirmuar operacionet e arrestimeve ndërsa zyrtarët e Sekretariatit për Sigurinë e Brendshme të SHBA-ve i quajtën ato “masa rutinë”. Edhe pse thuhet se operacionet synojnë veprimtari specifike kriminale, është e dukshme se emigrantët e arrestuar nuk kanë marrë pjesë në to, por se në vend kanë hyrë ilegalisht. Në Los Angeles u arrestuan 160 persona, nga të cilët vetëm dhjetë kishin dosje kriminale. Zyra e ICE-së në Atlanta, e cila mbikëqyr tre shtetet federale ka arrestuar rreth 200 emigrantë. Supozohet se në SHBA afro 11 milionë emigrantë jetojnë në vend, pa lejet e nevojshme

 

Tags