Keqtrajtohen gratë dhe fëmijët refugjatë në Francë
Gazeta angleze Guardian raporton për përdhunimet e grave dhe fëmijëve në kampin e refugjatëve Dunkirk në veri të Francës.
Kjo gazetë duke u bazuar në dëshmitë e punonjësve humanitarë të refugjatëve dhe të funksionarëve të sigurisë, bëri të ditur se në kampin Dunkirk jetojnë mbi 2000 refugjatë, mes të cilëve rreth 100 fëmijë pa prindër. Koordinuesi i forcave vullnetare në këtë kamp, i cili preferoi të mbetet anonim, deklaroi se forcat e policisë franceze nuk e mbrojnë sigurinë në këtë kamp dhe kjo është bërë shkak që trafikantët dhe keqbërësit të kryejnë përdhunime dhe keqtrajtime sistematike ndaj grave dhe fëmijëve refugjatë në këtë kamp, ndërsa shton se këto keqtrajtime janë kthyer në diçka normale.