Referendumi në Zvicër dhe fati i nënshtetësisë së emigrantëve
Dhënia e shtetësisë për brezin e tretë të emigrantëve në Zvicër ka ngjallur një valë të re islamofobe në vend.
Rrjedhat e ekstremit të djathtë në Zvicër kanë nisur propagandë të gjerë kundër dhënies së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të tretë dhe në të gjithë vendin kanë përhapur postera kundër islamit. Referendumi në Zvicër do të organizohet për tu dhënë të drejtën e nënshtetësisë prindërve, apo gjyshërve dhe gjysheve. Zvicra në kundërshtim me vendet e tjera të BE nuk zbaton ligjin e marrjes së nënshtetësisë në vendin e lindjes. Për këtë arsye me mijëra persona të cilët kanë lindur në Zvicër dhe janë rritur në këtë vend, akoma nuk kanë nënshtetësinë zvicerane. Disa analistë shprehen se në fund të fundit, me përpjekjen e disa partive kryesore në vend, këta persona do të mund të marrin nënshtetësinë. Mirëpo nga ana tjetër partitë e ekstremit të djathtë me pretekstin e shtimit të shtetasve myslimanë, aziatikë dhe afrikanë janë kundër organizmit të referendumit dhe kundër dhënies së shtetësisë për emigrantët. Këto parti kanë përhapur postera anti-islame me qëllim që të ndikojnë tek opinioni publik dhe ta detyrojnë popullit zviceran që të kundërshtojë referendumin. Zviceranët u janë drejtuar mëngjesin e kësaj të diele kutive të votimit, teksa përmes votës do të vendosin nëse do të lehtësohen apo jo rregullat strikte të vendit mbi nënshtetësinë. Të jesh i lindur në Zvicër nuk të garanton automatikisht nënshtetësinë e këtij vendi, ndërsa rezidentët jozviceranë duhet të presin zakonisht deri në 12 vite përpara se të aplikojnë për shtetësinë zvicerane. Veç referendumit popullor, testime dhe anketime të tjera qeveritare janë të domosdoshme për këtë çështje, të cilat mund të rezultojnë si tejet shpenzuese. Propozimi i ri do t’u lejojë emigrantëve të gjeneratës së tretë të shmangin një pjesë të mirë të aspekteve burokratike. Ai do të prekë drejtpërdrejt të lindurit në Zvicër, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve jetojnë prej kohësh gjithashtu në këtë vend. Mbështetësit e planit për të lehtësuar procesin argumentojnë se është qesharake ta pyesësh një njeri, që është lindur dhe ka jetuar gjithë jetën e tij në Zvicër, të provojë se është integruar në shoqërinë zvicerane. Gjithsesi, kundërshtarët e këtij propozimi thonë se një masë e tillë do të çojë në hapa të tjerë, që do t’u lejojnë eventualisht rezidentëve jozviceranë, të cilët përbëjnë rreth 25% të popullsisë, të pajisen me pasaportën zvicerane. Një poster i kundërshtarëve të tij, ku shfaqet një grua me “burka”, tregon se propozimi i ri mund të çojë në të ashtuquajturin islamizim të vendit.