Gjermania dhe Franca paralajmërojnë mbi mundësinë e shpërbërjes së BE-së
Bernard Cazeneuve kryeministër i jashtëm i Francës ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes Francës dhe Gjermanisë për të parandaluar shpërbërjen e BE. Kryeministri i Francës në një konferencë të përbashkët me Angela Merkel tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është i domosdoshëm për të parandaluar shpërbërjen e BE.
Bashkëpunimi dhe solidariteti mes Francës dhe Gjermanisë, për momentin është më i domosdoshëm se kurdoherë tjetër, pasi disa kanë arritur të përhapin frymën e përçarjes në BE dhe ky union përballet me sfida të mëdha botërore. Takimi mes kryeministrit të Francës dhe kancelares së Gjermanisë kishte për qëllim analizimin e kërcënimeve dhe sfidave me të cilat përballet BE. Në këtë takim u diskuan çështje të sigurisë e cila kërcënohet nga terrorizmi, çështja e emigracionit dhe çështje që lidhen me ambientin dhe që kërcënojnë seriozisht BE. Me gjithë këto probleme, BE përballet edhe me një problem akoma më të madh që është shpërbërja e unionit, pasi sfidat aktuale mund të vënë rrezik ekzistencën e BE. Veprimtaria e BE kundrejt çështjes së emigrantëve është bërë shkak për forcimin e subjekteve dhe partive nacionaliste të cilët janë kundër emigrantëve. Mirëpo përveç kësaj në zgjerimin e ideve për shpërbërjen e BE kanë ndikuar edhe masat dhe politikat ekonomike të unionit. Greqia duket e vendosur për ti bërë dalje Euros në favor të dollarit amerikan, çka do të ishte një lëvizje shkatërruese e cila do të trulloste Gjermaninë dhe do të poshtëronte BE-në. Këto ishin komentet e bëra për një televizion grek, nga i përzgjedhuri i Trump si kandidat për ambasador në BE, Ted Malloch. Ky i fundit u shpreh se zyrtarët e lartë grekë janë duke parë opsionet brenda BE-së për ta bërë këtë lëvizje, pasi spiralja e krizës ekonomike, në të cilën është përfshirë Greqia, ka bërë që liderët evropianë të kërcënojnë me përjashtim të vendit nga Unioni. I intervistuar nga një televizion grek, Malloch tha se dalja e Greqisë nga BE do të ishte opsioni më i mirë për grekët sepse situata e aktuale është e paqëndrueshme. Ky lajm sigurisht që frikëson Gjermaninë, e cila për momentin as që nuk do të dëgjojë të flitet për të tilla histori, por kandidati për ambasador i SHBA-ve në BE, këmbëngul se pret që Euro të bjerë brenda vitit 2018. Këto deklarata vijnë vetëm 4 ditë pasi një nga zyrtarët më të lartë financiarë të BE-së, u shpreh se Greqia do të jetë e detyruar të dalë nga Eurozona, nëse nuk arrin të orientojë financat e saj të sëmura. Greqia duhet të ndërpresë lidhjet dhe të dalë nga Eurozona dhe nga Unioni. Ajo që i nevojitet Greqisë është ristrukturimi dhe veçanërisht lehtësimi i borxhit, por njerëzit në Evropë as nuk duan të dëgjojnë për këtë, u shpreh Malloch për median greke. Në kohën kur Greqia përballet me probleme ekonomike zyra e Statistikave e Gjermanisë thotë se ekonomia e këtij shteti do e vazhdoj rritjen mesatare në fund të këtij viti, kryesisht duke iu falënderuar shpenzimeve qeveritare dhe atyre të amvisërisë. Të dhënat e publikuara tregojnë se PBB është rritur për 0.4 % në çerekun e fundit të vitit të kaluar. Në çerekun e tretë, ekonomia gjermane, që është më e madhja në Evropë, është rritur vetëm për 0.1 %. Për tërë vitin, ekonomia e këtij vendi është rritur për 1.9 %, thotë zyra në fjalë. Këto disnivele mes vendeve të BE ka zgjeruar akoma më shumë idetë e shpërbërjes së unionit.