Amerika dërgon të tjera armatime në Lindje të Evropës
Mbi 500 ushtarë dhe tanke amerikane janë dërguar në Rumani.
Hans G. Klemm, ambasador i Amerikës në Rumani ka thënë se këto trupa dhe tanke janë dërguar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ai pretendoi se qëllimi i dërgimit të tyre është ruajtja e sigurisë në juglindje të Evropës dhe në Detin e Zi. Përveç kësaj me dhjetëra helikopterë amerikanë si Chinook, Apache dhe Black Hawk janë nisur për në qytetin gjerman port të Bremerhaven, në kuadër të rritjes së pranisë ushtarakë të NATO-s në Evropën Lindore për t’ju kundërvënç “kërcënimit rus”. Anija e pajisjeve ushtarake amerikan përfshinë 49 helikopterë si dhe disa kamionë të brigadës së aviacionit. Shumica e pajisjeve do të transportohen në bazën e NATO-s në qytetin gjerman të Illesheim, ndërsa pjesë të tjera të pajisjeve ushtarake do të dërgohen në vende të tjera si Lituania dhe Rumania.