Protesta në Francë kundër dhunës së policisë
Me marsh protestues mbrëmë demonstratat në Paris shprehën pakënaqësinë për shkak të dhunës policore, ndërsa shkaku për protestat ishte incidenti i javës së kaluar në të cilin katër policë dyshohen se kanë keqtrajtuar dhe me shkop gome kanë përdhunuar një të ri gjatë arrestimit.
Një grup demonstrantësh tërë mbrëmjen ka marshuar në rrugët e lagjes veriore Aulnay-sous-Bois të Parisit në të cilën të enjten mbrëma edhe ndodhi incidenti. Protestuesit disa herë shkaktuan edhe trazira gjatë të cilave dogjën disa automjete dhe kontenjerë ndërsa u shkatërrua edhe vitrina e një restoranti. Policia franceze ka intervenuar dhe arrestoi 24 protestues. Incidenti i cili tmerroi opinionin francez ndodhi të enjten, ndërsa kamerat vëzhguese policore incizuan këtë ngjarje. Duke iu referuar një burimi të paemëruar të policisë, gazeta “Le Mond” shkruan se në videon shihet se si policët i heqin pantollonat personit dhe me shkop në mënyrë brutale përdhunojnë. Prokuroria franceze dje ngriti edhe aktakuzë kundër katër policëve të cilët ngarkohen për një sërë veprash penale, duke përfshirë përdhunim dhe keqtrajtim gjatë arrestimit të 22 vjeçarit me ngjyrë. Paralelisht me këtë, ministri francez i Punëve të Brendshme Bruno Le Roux ka suspenduar katër policët e akuzuar. Eric Dupond-Moretti, avokat i të arrestuarit, deklaroi se klienti i tij “Theo” është përdhunuar me shkop gome dhe në mënyrë brutale është keqtrajtuar gjatë arrestimit.