Evropa paraljmëron Amerikën për politikat e saj
Shkurt 16, 2017 12:33 Europe/Tirane
Komisari për çështjet financiare në BE paralajmëroi qeverinë e re amerikane rreth politikave tregtare të Uashingtonit.
Pierr Moskovisi, tha se qeveria amerikane me politikat e saj do të shkatërrojë përpjekjet dhe rezultatet e gjysmëshekulli të kaluara. Moskovisi vuri në dukje se presidenti amerikan kërkon të ngre lart ekonominë e Amerikës duke e bërë atë superiore ndaj të tjerë duke vënë në rrezik mirëqenien e Evropës dhe duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e unionit. Ai tha se nuk është në dijeni të politikave të Trump mirëpo për momentin ai është bërë më nacionalist në krahasim me të kaluarën.
Tags