Ministrat e Jashtëm të BE takohen në Bon të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45128-ministrat_e_jashtëm_të_be_takohen_në_bon_të_gjermanisë
Ministrat e jashtëm të vendeve të G20 janë mbledhur në Bon të Gjermanisë në një takim dy ditor i cili do të shërbeje edhe si një prelud i samitit të G20 që pritet të mbahet në Hamburg të Gjermanisë në korrik të këtij viti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2017 16:58 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të BE takohen në Bon të Gjermanisë

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20 janë mbledhur në Bon të Gjermanisë në një takim dy ditor i cili do të shërbeje edhe si një prelud i samitit të G20 që pritet të mbahet në Hamburg të Gjermanisë në korrik të këtij viti.

Takimi mbahet gjithashtu në kohën kur pasiguria dhe trazirat janë përhapur në të gjithë botën. Që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, Gjermania ka mbajtur presidencën dhe do të jetë kryesore në këtë forum nëpërmjet një serie konferencash ministrore deri në takimin e nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet në korrik në Hamburg. Gjermania ka një paketë të gjerë propozimesh në tryezë. Përveç temave tradicionale të tilla si tregtia e lirë, rregullimi i tregut financiar dhe mbrojtja e mjedisit, do të ketë edhe diskutime për pandemitë në  të gjithë botën dhe mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi. Çështjet e mëdha të tilla si terrorizmi, emigracioni dhe refugjatët, janë gjithashtu në axhendë.