Nevoja për të qëndruar përballë kërkesave të mëdha të Amerikës
(last modified Fri, 17 Feb 2017 15:48:15 GMT )
Shkurt 17, 2017 16:48 Europe/Tirane
  • Nevoja për të qëndruar përballë kërkesave të mëdha të Amerikës

Kryetari i Komisionit Evropian ka thënë: BE duhet të qëndrojë përballë kërkesave të mëdha të Amerikës.

Sipas Press TV, Zhan Klod Junker, në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih, ka thënë se Evropa nuk duhet të dorëzohet përballë kërcënimeve të Amerikës se do të reduktojnë shumën e mbështetjes financiare për NATO-n. Kryetari i Komisionit Evropian ka theksuar se shuma të cilën e ka siguruar Evropa në sistemin mbrojtës të NATO-s nuk ka qenë më e vogël se e Amerikës. Kryetari i Komisionit Evropian po ashtu ka thënë se politika e vetme për shtimin e nivelit të kostove ushtarake nuk është bazike. Zhan Klod Junker ka shtuar: Evropa duhet të përmirësojë nivelin e kostove mbrojtëse të saj dhe të shfrytëzojë atë në mënyrë efikase. James Mattis, sekretar amerikan i mbrojtjes, më herët kishte thënë se vendet anëtare të NATO-s të sigurojnë më shumë buxhet për këtë aleancë. Donald Trump, president i SHBA, po ashtu kishte kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s të sigurojnë më shumë buxhet për këtë organizatë.

 

Tags