Martin Schultz mund të sfidojë kancelaren Merkel
Rezultatet e sondazheve më të fundit të zviluar në Gjermani, dëshmojnë për një përparësi të Martin Schulz në krahasim me kancelaren Angela Merkel.
Sondazhi është kryer nga kanali ZDF sipas të cilit 49% e gjermanëve janë shprehur se do të votojnë pro Martin Schulz në zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë sondazh vetëm 38% janë shprehur pro për kancelaren Angela Merkel. Në muajin maj Merkel kishte 44% popullaritet në krahasim me 40% popullaritet që kishte Schultz. Në këtë sondazh partia e gjelbër ka marrë 9% mbështetje ndërsa ajo e ekstremit të majtë 7%. Partia mbështetëse e ekonomisë e quajtur Demokratët e Lirë ka marrë mbështetje prej 6%. Në sondazh morën pjesë 1231 persona të cilët janë anketuar nga 14-16 shkurt 2017.