BE dhe ANEA edhe një herë mbështesin marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45220-be_dhe_anea_edhe_një_herë_mbështesin_marrëveshjen_bërthamore
BE dhe ANEA me anë të një deklarate të përbashkët edhe një herë kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Përveç kësaj shefja e diplomacisë evropiane në takimin e saj me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit dhe në takim me Jokia Amano drejtor i përgjithshëm i ANEA tha se të gjitha palët deri në fund të jetës së tyre duhet të zbatojnë marrëveshjen bërthamore në formë të plotë dhe efektive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2017 05:06 Europe/Tirane
  • BE dhe ANEA edhe një herë mbështesin marrëveshjen bërthamore

BE dhe ANEA me anë të një deklarate të përbashkët edhe një herë kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Përveç kësaj shefja e diplomacisë evropiane në takimin e saj me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit dhe në takim me Jokia Amano drejtor i përgjithshëm i ANEA tha se të gjitha palët deri në fund të jetës së tyre duhet të zbatojnë marrëveshjen bërthamore në formë të plotë dhe efektive.

Në përfundim të takimit të pestë mes funksionarëve të lartë të BE dhe të ANEA në Bruksel është thënë se shefja e diplomacisë evropiane në cilësinë e përfaqësueses së BE, do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ANEA sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Në takimin e zhvilluar me ANEA, BE ka paraqitur një raport mbi bashkëpunimet e përbashkëta me Iranin në kuadër të zbatimit të tre marrëveshjes me tyre ajo e sigurisë bërthamore dhe e hulumtimeve. BE, OKB dhe KS i OKB së bashku me ANEA, vazhdimisht shprehin mbështetjen e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe konfirmojnë zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit. Megjithatë Donald Trump presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se marrëveshja bërthamore është marrëveshja më e keqe që ai ka para deri më sot.