Mediat amerikane i përgjigjen Trump-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45282-mediat_amerikane_i_përgjigjen_trump_it
Prestigjiozja amerikane “New York Times” e ka hapur numrin e së shtunës me një editorial kundër presidentit Donald Trump, duke e vënë në lojë me spektaklin televiziv të menaxhuar prej tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2017 18:27 Europe/Tirane
  • Mediat amerikane i përgjigjen Trump-it

Prestigjiozja amerikane “New York Times” e ka hapur numrin e së shtunës me një editorial kundër presidentit Donald Trump, duke e vënë në lojë me spektaklin televiziv të menaxhuar prej tij.

“Në gjendje të dëshpëruar, presidenti Trump ka përsëritur këto ditë se është administratori i duhur, për të cilin Uashingtoni ka nevojë. Por, ajo që Amerika ka parë deri tani është një Shtëpi e Bardhë e paaftë, e drejtuar nga një “celebrity apprentice””, thotë “NYT”.  Sipas gazetës, ndryshe nga sa pretendon, Trump nuk ka trashëguar një gjendje kaotike nga Barack Obama, por një vend që është rimëkëmbur nga recesioni dhe me aleanca të fuqishme ndërkombëtare.  “Ndërsa Trump po e krijon kaosin vetë, duke dobësuar sigurinë kombëtare dhe duke vënë në rrezik edhe shërbimet bazë të qeverisë”, shton më tej “NYT”. Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë mediat, ndërsa ka mbrojtur performancën e tij në javët e para në detyrë. Trump hodhi poshtë pretendimet se administrata e tij ka pasur një fillim kaotik, duke thënë se ajo po ecën si një makinë e përsosur. Kjo konferencë për shtyp vjen pasi këshilltari i tij për sigurinë u detyrua të jepte dorëheqjen, ndërsa sekretari i tij i punës tërhoqi nominimin. Në SHBA, presidentët rrallë herë ka ndodhur të shfaqin kaq zemërim apo inat ndaj mediave, e asnjëherë kaq shumë në fillim të mandatit të tyre.