Franca paralajmëron Rusinë
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayraul, ka deklaruar se kandidatët për president që mbrojnë vlerat e Evropës po përballen me sulme kibernetike.
“Në bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka një qëndrim që nuk duhet përfshirë në punët e brendshme të një vendi tjetër. Këtë më mirë e di Rusia”, është shprehur Ayrault, duke vënë në dukje se kandidati për president, Emmanuel Macron, i cili ka bërë deklarata pro Evropës po përballet me sulme kibernetike. Duke theksuar se “janë të papranueshme sulmet kibernetike të ardhura nga Rusia”, ministri ka nënvizuar se nuk do të lejojnë kurrë që populli francez të imponohet në zgjedhje. Ai ka nënvizuar se kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati tjetër i djathtë, Francois Fillon kanë mbajtur qëndrime pro ruse dhe kundër Evropës, diçka që i pëlqen Moskës.“Rusia është e para që thotë se mosndërhyrja në çështje të brendshme është rregull themelor, dhe unë e kuptoi këtë”, ka thënë Ayrault dhe ka shtuar: “Franca nuk do pranoj që zgjedhjet e saj të diktohen nga të tjerët, gjithashtu”.Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila garon sërish në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit gjithashtu ka paralajmëruar për përpjekje të ngjajshme nga Moska me qëllim që të ndikojë në rezultate.Dyshimet se Rusia ndërhynë në zgjedhje janë nxitur pasi Moska është akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. “Pas asaj që ndodhi në SHBA, është përgjegjësia jonë që të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që integriteti i procesit tonë demokratik respektohet në tërësi”, ka thënë Ayrault.