Putin shpreh ngushëllimet për vdekjen e Vitali Çurkin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45438-putin_shpreh_ngushëllimet_për_vdekjen_e_vitali_Çurkin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e Vitali Çurkin përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ka ndërruar jetë në moshën në moshën 64 vjeçare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2017 02:58 Europe/Tirane
  • Putin shpreh ngushëllimet për vdekjen e Vitali Çurkin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e Vitali Çurkin përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ka ndërruar jetë në moshën në moshën 64 vjeçare.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, Vitali Çurkin përfaqësues i Rusisë në OKB ka ndërruar jetë vetëm një ditë përpara se të arrinte moshën 65 vjeç. Në vitet 1992-1994 Vitali Çurkin ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm të Rusisë dhe përfaqësues special i presidentit rus në negociatat rreth ish Jugosllavisë. Nga viti 1994-1998 ai ka qenë ambasador i Rusisë në Belgjikë dhe në vitin 1998-2003, u zgjodh ambasador i Rusisë në Kanada. Më 1 Maj të vitit 2006, Vitali Çurkin u zgjodh si përfaqësues i Rusisë në OKB. Ministria e jashtme e Rusisë me anë të një mesazhi, Vitali Çurkin e ka quajtur një përfaqësues të shkëlqyer të Rusisë. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka ndërruar jetë për shkak të problemeve në zemër mirëpo ministria e jashtme e Rusisë nuk ka dhënë më shumë informacione për këtë ngjarje. Çurkin kohët e fundit ka mbajtur qëndrime anti-perëndimore dhe ka vendosur veton kundër rezolutave të përpiluara nga KS i OKB kundër Sirisë. Ai megjithatë ka qenë një prej figurave që gëzonte respekt në perëndim.