Zvicër; Kundërshtohet vizita e Trump
Zviceranët me anë të një peticioni të firmosur nga mijëra persona, kanë kërkuar ndalimin e vizitës së Trump në Zvicër.
Instituti zviceran Campax ditën e hënë dërgoi një peticion në zyrën e presidencës së Zvicrës ku është kërkuar që qeveria të mos lejojë që Donald Trump të kryejë vizitë në Zvicër. Andrias Fari Muller kreu i institutit në fjalë duke dënuar dekretin ekzekutiv të Trump kundër shtetasve të 7 vendeve myslimane tha se miliona zviceranë janë solidarizuar me këto vende dhe kjo tregon se populli zviceran është kundër politikave aktuale të qeverisë amerikane. Në peticionin e nënshkruar nga mijëra zviceranë është kërkuar që qeveria e Zvicrës haptazi të deklarohet se nuk pret për vizitë presidentin amerikan dhe kjo do të jetë një lloj ndalimi i futjes së Trump në Zvicër. Më herët një peticion i tillë është nënshkruar nga milion njerëz edhe në Britani ku janë organizuar edhe protesta kundër vizitës së Donald Trump në Londër.