Zvicër; Kundërshtohet vizita e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45466-zvicër_kundërshtohet_vizita_e_trump
Zviceranët me anë të një peticioni të firmosur nga mijëra persona, kanë kërkuar ndalimin e vizitës së Trump në Zvicër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2017 05:31 Europe/Tirane
  • Zvicër; Kundërshtohet vizita e Trump

Zviceranët me anë të një peticioni të firmosur nga mijëra persona, kanë kërkuar ndalimin e vizitës së Trump në Zvicër.

Instituti zviceran Campax ditën e hënë dërgoi një peticion në zyrën e presidencës së Zvicrës ku është kërkuar që qeveria të mos lejojë që Donald Trump të kryejë vizitë në Zvicër. Andrias Fari Muller kreu i institutit në fjalë duke dënuar dekretin ekzekutiv të Trump kundër shtetasve të 7 vendeve myslimane tha se miliona zviceranë janë solidarizuar me këto vende dhe kjo tregon se populli zviceran është kundër politikave aktuale të qeverisë amerikane. Në peticionin e nënshkruar nga mijëra zviceranë është kërkuar që qeveria e Zvicrës haptazi të deklarohet se nuk pret për vizitë presidentin amerikan dhe kjo do të jetë një lloj ndalimi i futjes së Trump në Zvicër. Më herët një peticion i tillë është nënshkruar nga milion njerëz edhe në Britani ku janë organizuar edhe protesta kundër vizitës së Donald Trump në Londër.