OPEC vazhdon politikën e uljes së prodhimit
(last modified Tue, 21 Feb 2017 17:46:33 GMT )
Shkurt 21, 2017 18:46 Europe/Tirane
  • OPEC vazhdon politikën e uljes së prodhimit

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC, njoftoi vazhdimin e politikës së kësaj organizate për uljen e kuotës së prodhimit të naftës.

Muhamed Barkindo ka thënë se anëtarët e OPEC-ut shpresojnë që vendimi për uljen e prodhimit të naftës të japë rezultatin e pritur. Ai tha se vendimi i vendeve anëtare dhe i vendeve jo anëtare të OPEC-ut do të rezultojë me ngritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Sipas z, Barkindo deri tani vendet anëtare pothuajse kanë realizuar 90% të zotimeve të tyre për uljen e kuotës së prodhimit të naftës. Sipas akordit të arritur vitin e kaluar, anëtarët e OPEC-ut kanë rënë dakord për uljen e kuotës së prodhimit deri në 32.5 ose 33 milion fuçi në ditë.

Tags