Rusia dhe Gjermania diskutojnë mbi zhvillimet në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45572-rusia_dhe_gjermania_diskutojnë_mbi_zhvillimet_në_ukrainë
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe të Rusisë kanë diskutuar mbi situatën e fundit në Ukrainë dhe armëpushimin e vendosur në zonat lindore të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2017 03:30 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Gjermania diskutojnë mbi zhvillimet në Ukrainë

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe të Rusisë kanë diskutuar mbi situatën e fundit në Ukrainë dhe armëpushimin e vendosur në zonat lindore të këtij vendi.

Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë dhe Zigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë ditën e mërkurë në një bisedë telefonike diskutuan dhe analizuan gjendjen më të fundit në Ukrainë dhe procesin e zbatimit të armëpushimit në këtë vend. Biseda telefonike mes shefave të diplomacisë së Gjermanisë dhe Rusisë erdhi pasi kreu i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë ende ka shkelje të shumta të armëpushimit në Ukrainë dhe asnjë dëshmi se cilado palë po tërheqë armatimin e rëndë nga vija e frontit, ashtu siç janë pajtuar gjatë javës së kaluar. “Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj dy palëve” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri para gazetarëve në New York, pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit rreth situatës në Ukrainë. Trupat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro Kremlinit në fillim të javës dukej se kishin filluar të respektonin armëpushimin e arritur në Mynih. Megjithatë Zannieri ka thënë se situata mbetet “konfuze” dhe se ai sheh potencial për një tjetër fazë intensive të luftimeve. Marrëveshja e arritur javën e kaluar është përpjekja e fundit prej arritjes së armëpushimit në vitin 2015 në Minsk të Bjellorusisë. Zannieri ka thënë se përtej problemeve me armëpushimin në Ukrainë, “në shkallë të gjerë ka probleme tjera” në Evropë, pasi ka rritje të “mentalitetit të Luftës së Ftohtë”. “Nuk ka negociata të vërteta, nuk ka besim. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit mbesin shumë të këqija”, ka thënë ai.