Marine Le Pen rithekson qëndrimin e saj për dalje nga BE
Marine Le Pen, kryetarja partisë Fronti Kombëtar në Francë, të enjten në një konferencë e cila ishte organizuar me qëllim shprehjen e pikëpamjeve të saj ndërkombëtare, ka thënë se ka ardhur koha që punën e saj t’a përfundojë njëherë e përgjithmonë me BE.
Udhëheqësja e Frontit Kombëtar, në fjalën e saj u zotua të udhëheqë Francën jashtë BE-së dhe NATO-s nëse do të zgjidhet në krye të Elysee. “Nëse bëhem Presidente, brenda gjashtë muajve do të thërras një referendum për Frexit,” tha ajo gjatë një tubimi në Lion, duke deklaruar se do të braktisë monedhën e përbashkët euro dhe do rikthejë monedhën vendase, frangën. “Bashkimi Evropian është një dështim,” shtoi ajo. “Bashkimi Evropian të vendos nën kontroll dhe ne duhet të gjejmë një kompromis me Europën për të rifituar sovranitetin,” vazhdoi Le Pen.