Verifikohen dyshime për korrupsion kundër Martin Schulz
A i ka favorizuar bashkëpunëtorët e ngushtë kur ka qenë President i Parlamentit të BE kandidati për kancelar i socialdemokratëve gjermanë? Ekspertë të BE po verifikojnë faktet nëse duhet të hapin një procedurë hetimore.
Për Martin Schulz-in, i cili aktualisht merr mbështetje maksimale në sondazhe, çështja kuptohet që është e pakëndshme. Zyra Evropiane për Luftimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sinjalizime, në bazë të të cilave në Parlamentin Evropian janë bërë gradime të diskutueshme dhe janë paguar shpërblime, kur atje ishte President kandidati aktual për kancelar i SPD. Në fushatën elektorale kundër Kancelares Angela Merkel (CDU), Schulzi do të mbledhë pikë me temën e drejtësisë. Kurse tani, 61 vjeçari duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është e drejtë që të paktën një bashkëpunëtor i tij merrte çdo muaj shtesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, kurse të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro.