Le Pen vazhdon me deklaratat kundër BE-së
Sot në Paris është zhvilluar konferenca për shtyp e kandidates për presidente të Francës Marine Le Pen.
Kryetarja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, ka vijuar me axhendën e saj duke deklaruar se politika e jashtme e Francës duhet t’iu shërbejë interesave kombëtare të vendit. “Për aktivitete politike apo diplomatike, interesat kombëtare janë udhërrëfyesi ynë i vetëm”, tha Le Pen para gazetarëve në Paris, duke vënë si prioritete dy parime në politikat e jashtme: pavarësinë dhe ekuilibrin. Avokatja 49 vjeçare nuk ka harruar të përsërisë këndvështrimet e saj anti evropiane dhe anti globalizimit. “Dua ta bëj të qartë se Bashkimi Evropian nuk është Evropa. Ky është kthim prapa i historisë. Bashkimi Evropian e ka lënë Francën papa bote. Unë jam vërtetë e kënaqur që evropianët i kanë hapur sytë dhe kanë kundërshtuar Bashkimin evropian”, tha ajo. Teksa data e zgjedhjeve afron, Le Pen ka shënuar rritje në sondazhe. Sipas atyrë të zhvilluara këto ditët e fundit, La Pen jo vetëm që rezulton fituese e raundit të parë të zgjedhjeve më 23 prill, por ka rritur mjaftueshëm shanset edhe për të raundin e dytë më 7 maj.