Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, 20 të plagosur në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45888-zjarr_në_qendrën_e_azilkërkuesve_20_të_plagosur_në_suedi
Rreth 20 persona janë lënduar prej zjarrit që shpërtheu në një qendër azilkërkuesish në Suedi. Dy emigrantë u dërguan në spital me plagë të rënda pasi u hodhën nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar ferrit të flakëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 02:23 Europe/Tirane
  • Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, 20 të plagosur në Suedi

Rreth 20 persona janë lënduar prej zjarrit që shpërtheu në një qendër azilkërkuesish në Suedi. Dy emigrantë u dërguan në spital me plagë të rënda pasi u hodhën nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar ferrit të flakëve.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vanersborg-ut, në juglindje të vendit.  Autoritetet lokale kane nisur një hetim mbi shkaqet e zjarrit që detyroi evakuimin e 158 personave në total, një pjesë e të cilëve patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit. Në Gjermani ndërkohë ka një shtim të ndjeshëm të krimeve nga urrejtja. Gjatë 2016-tës, llogaritet të ketë pasur mesatarisht 10 sulme ndaj azilkërkuesve në këtë vend.  560 persona janë plagosur për shkak të dhunës së kësaj natyre, përfshirë 43 fëmijë.  Në tre të katërtat e rasteve janë shënjestruar emigrantë që ishin jashtë qendra të akomodimit, ndërsa gati 1.000 sulme kane ndodhur mbi godinat qe strehonin te ardhurit.