Ballkani vatër e rekrutimit të luftëtarëve të huaj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45932-ballkani_vatër_e_rekrutimit_të_luftëtarëve_të_huaj
Në Itali është gjithmonë e më konkret rreziku nga terrorizmi” ky është mesazhi i përcjellë nga raporti vjetor i shërbimeve sekrete prezantuar gjatë ditës së sotme në Parlamentin Italian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Ballkani vatër e rekrutimit të luftëtarëve të huaj

Në Itali është gjithmonë e më konkret rreziku nga terrorizmi” ky është mesazhi i përcjellë nga raporti vjetor i shërbimeve sekrete prezantuar gjatë ditës së sotme në Parlamentin Italian.

Sipas analizës së autoriteteve të inteligjencës sekrete, Italia është jo vetëm një objekt potencial i sulmeve të drejtpërdrejta nga terrorizmi, por dhe është dhe një territor i përdorur nga militantët e ISIS si bazë për aktivitetin e tyre propagandistik, logjistik si dhe urë kalimi drejt Europës. Sipas këtij raporti në propagandën e ISIS janë gjithnjë e më të pranishme imazhet kërcënuese xhihadiste ndaj monumenteve të artit e të kulturë në Itali si dhe ndaj Vatikanit e Papës. Ashtu si dhe në vendet e tjera të Europës dhe në Itali përgjatë 2016  është verifikuar një ulje e numrit të “foreign fighters” që nisen nga territori italian drejt Sirisë. Por ky fakt njëkohësisht mund të korrespondojë dhe me rritjen e rrezikut të sulmeve brenda territorit kombëtar nga persona që jetojnë në Itali e të radikalizuar nga lidhje miqësie apo fisnore. Në raportin vjetor të shërbimeve sekrete italiane thuhet se “Ballkani përgjatë 2016 ka qënë një vatër e rekrutimit të foreign fighters si dhe një vend i sigurt për ata luftëtarë të ISIS që kthehen në Europë nga vendet e luftimit” “Ekziston një rrjet i gjerë i radikalizuar i komunitetit mysliman me lidhje të forta me diasporën në Europë, thuhet në këtë raport, gjë që ka favorizuar pjesëmarrjen e mjaft individëve me origjinë ballkanike në konfliktin siriano-iraken si dhe në zhvillimin e një rrjeti logjistik të luftëtarëve të ISIS që tranzitojnë përmes vendeve të Europës për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste në Siri e Irak”.